Apple mund të mos jetë duke e bërë zhvillimin e makinës së vet autonome, por një rrjedhje e freskët online sugjeron se kompania është duke e bërë një “Ferrari.”

Ky është emri i koduar për iPhone 8, i cili supozohet se do të jetë telefoni kryesor i Apple për 2017.

I njëjti burim thotë se Apple do të ketë dy versione të iPhone 7s në vitin e ardhshëm, i cili do të jenë trashëgimtarët e iPhone 7 – modeleve të këtij viti.

Këto pretendime ndihmojnë thashethemet se Apple është duke planifikuar tri modele të reja të iPhone të cilat ka për ti lëshuar shtatorin e vitit të ardhshëm.

Burimi:/Telegrafi/

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)