Sipas raporteve të reja që vijnë nga vendi i prejardhjes së Samsung, specifikat dhe dizajni i telefonit të ri të kompanisë, Galaxy S8, janë finalizuar. 

Këto raporte bëjnë të ditur se Galaxy S8 dhe S8 Plus nuk do të kenë pullën fizike ‘home’, duke u bërë kështu të parat prej pajisjeve të kompanisë me këtë tipar. Sensori i gjurmëve të gishtërinjëve do të vendoset në anën e pasme të pajisjes.

Për më shumë, modeli Galaxy S8 nuk do të ketë paketën e kamerës ‘dual’, pasiqë sipas raportuesve, kjo do t’i kushtonte shumë shpenzime kompanisë.

Raportet poashtu bëjnë të ditur se modeli standard do të ketë ekran prej 5.7 inçëve ndërsa variant Plus do të vijë me ekran prej 6.2 inçëve.

Spekulimet e reja shtojnë se një prototip i modelit S8 tashmë është ndërtuar dhe  i është dërguar drejtorit ekzekutiv të kompanisë.

Pajisja pritet të zbulohet në ngjarjen teknologjike MWC, që do të mbahet në Barcelonë gjatë muajit të ardhshëm.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)