Në një tendencë për të shitur telefona me vlerë të ultë, kompania HMD Global që tani ka të drejtat ekskluzive për markën e Nokia-së, ka lansuar telefonin e tyre të parë në Android. 

I njohur si Nokia 6, telefoni është ofruar fillimisht në tregun kinez me vlerë prej 245 dollarëve.

Sa i përket harduerit, Nokia 6 ofron ekran Full HD prej 5.5 inçëve me xham të lakuar, procesorin Snapdragon 435, RAM memorien prej 4GB dhe hapësirën prej 64GB.

Për më shumë, telefoni i ri nga Nokia ka kamerën prej 16MP, lidhjen Bluetooth 4.1 dhe baterinë prej 3000 mAh.

Pajisja punon me Android Nougat dhe vjen me sensorin e gjurmëve të gishtërinjëve. 

Me 552 milionë përdorues të telefonave, Kina është një ambient strategjik për kompaninë. Për këtë arsye, HMD Global ka vendosur të lansojë telefonin fillimisht në këtë vend.

Planet më të detajuara rreth telefonave të tjerë që do të sjell Nokia gjatë këtij viti pritet të bëhen të ditura në konferencën Mobile World Congress.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)