Me afrimin e MWC 2017, janë duke u shtuar spekulimet e ndryshme dhe njëra prej tyre që merr më së shumti vëmendje është mbi telefonin e ri të Samsung.

Një thashethem i mëhershëm fliste për dimensionet e mundshme të Galaxy S8, ndërsa një spekulim i ri bën të ditur se ngjarja ku do të lansohet kjo pajisje, Samsung Galaxy S8 Unpacked, do të ndodhë më 29 mars.

Raporti i njejtë spekulon se telefoni do të jetë i gatshëm për shitje në javën e 17-të të vitit.

Telefoni pritet të jetë prezent edhe në MWC, mirëpo në këtë ngjarje nuk do të ketë prezentim të tij. Samsung pritet që të shfaq Galaxy S8 në MWC tek një numër i vogël i njerëzve që mund të jenë pjesëtar të kompanive operuese.

Megjithatë, asgjë nuk është e zyrtarizuar deri sa të bëhet zyrtare pajisja dhe mund të pritet që spekulime të reja të dalin edhe në javët në vijim. Kështu, duhet t’i konsumojmë ato me një dozë skepticizmi.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)