Telefoni i ri nga BlackBerry që përmban tastierën fizike QWERTY dhe sistemin operativ Android ka mbetur ende një mister sa i përket specifikave. Edhe pas disa informacioneve të rrjedhura dhe prezantimit të pajisjes në CES, specifikat e pajisjes mbeten të trubullta.

Kështu që, edhepse e dijmë se si do të duket ky telefon, gjithçka tjetër mbetet të njoftohet zyrtarisht nga TLC, kompania që tani prodhon pajisjet BlackBerry.

Megjithatë, lansimi zyrtar i pajisjes tani ka një datë të caktuar. Pajisja është konfirmuar se do të shfaqet në një ngjarje në Barcelonë, para konferencës MWC.

Ngjarja mediatike e BlackBerry do të mbahet më 25 shkurt. Pajisja mund të quhet Mercury, DTEK70 ose me ndonjë emër tjetër – edhe kjo informatë është e pacaktuar deri tani.

Sipas spekulimeve të mëhershme, telefoni do të ketë ekran prej 4.5 inç me rezolucione 1620×1080 pikselë, procesorin Snapdragon 821 ose 625, RAM memorie prej 4GB dhe hapësirën ruajtëse prej 64GB.

Kamerat do të kenë kapacitet prej 12MP dhe 8MP. Sistemi operativ me të cilin do të punoj kjo pajisje pritet të jetë Android 7.0 Nougat.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)