Samsung Galaxy S8 pritet të vijë në javët e ardhshme, ndërsa tani në internet kanë rrjedh disa nga pamjet e para të telefonit.

Raporti i VB përmend se Samsung do të bëjë shumë ndryshime me gjeneratën e re të telefonit – Galaxy S8, duke përfshirë edhe dy madhësitë e ekranit, me 5.8-inç dhe 6.2-inç në cilësinë qHD Super AMOLED.

Të dy pajisjet do të ketë ekran të lakuar në skaje, për dallim nga Galaxy S7 i cili erdhi me një ekran të sheshtë.

Raporti vazhdon të përmend se Galaxy S8 do të mundësohet nga procesori i ri i Snapdragon 835 si dhe 4GB RAM, 12MP kamera e pasme për foto dhe video, 8MP kamera frontale, dhe 64GB memorie të brendshme. Versioni me 5.8-inç është e thënë se do të vijë me një bateri prej 3,000 mAh, ndërsa varianti tjetër me 6.2-inç pritet të vijë me një bateri prej 3,500 mAh.

Samsung pritet ta zbulojë gjeneratën e re të telefonave të saj në një konferencë shtypi në Nju Jork më 29 mars.

 

 Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)