Apple e kaloi rivalin Samsung në Q4 2016 për të rrëmbyer pozitën e prodhuesit dhe shitësit më të madh global të telefonave, thuhet sipas studimit të kompanisë hulumtuese Strategy Analytics.

Apple shiti rreth 800,000 njësi më shumë se Samsung, duke arritur një total prej 78.3 milionë njësive për tremujorin e kaluar, duke i dhënë vetes një pjesë të tregut prej 17.8% krahasuar me 17.7% sa ka Samsung.

Ky lajm mund të mos jetë edhe aq i papritur duke qenë se Samsung në disa muajt e fundit ka anuluar një nga telefonat e saj më premtues të këtij viti, fabletin Galaxy Note 7, në nëntor të vitit të kaluar pas problemeve me baterinë e saj.

Edhe pse Apple pa një rritje të qëndrueshme prej 5% në dërgesa nga TM4 2015 deri në TM4 2016, më shumë se 2.5 milionë pajisje të Samsung ishin tërhequr nga tregu dhe kjo sasi do t’ia kishte siguruar lehtësisht pozicionin e liderit botëror kompanisë jugkoreane, sikur gjërat të kishin shkuar pa probleme për të.

Por nëse e marrin gjithë vitin e plotë të 2016, Apple ende është mbrapa Samsung, me një pjesë të  tregut prej 14.5% krahasuar me 20.8% sa ka Samsung.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)