Lançuar në vitin 2000 nga gjiganti Nokia, telefoni 3310 ishte kompakt, i guximshëm, i besueshëm dhe me baterinë që zgjat përgjithmonë. Tani, sipas një raporti Nokia 3310 është gati të kthehet në mënyrë triumfuese. Prodhuesi finlandez që ka blerë të drejtat për telefonat e tregut sipas markës Nokia nga Microsoft, do të lançojë një “version modern” të 3310 në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë këtë muaj, raporton TechSot.Al. Më saktësisht, telefoni do të lançohet 26 shkurt, kur HMD ka caktuar një event në Barcelonë, dhe Nokia e re 3310 do të kushtojë vetëm € 59 ($ 63). Për më tepër, ne nuk dimë asgjë – por patjetër shpresohet se ky 3310 do të përfshijë në lojë legjendare të telefonit origjinal, Snake.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)