Samsung do të njoftoj datën zyrtare të lansimin të Galaxy S8 më 27 shkurt.

Drejtori i komunikimit mobil në Samsung ka bërë të ditur se lansimi zyrtar i telefonit do të lansohet zyrtarisht në Kongresin Botëror Mobil.

Kompania ka rezervuar një ngjarje mediale përgjatë MWC, mirëpo Galaxy S8 nuk do të zbulohet aty, edhepse sipas disa raporteve thuhet se kompania me këtë rast do të tregoj një video reklamuese një minutëshe të pajisjes.

Prej asaj çka kemi dëgjuar deri më tani, Galaxy S8 do të bëhet zyrtar në një ngjarje që do të mbahet në Nju Jork më 29 mars, dhe do të dal në shitje më 21 prill.

 

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)