Në janar të këtij viti, kemi parë disa thashetheme sipas të cilave Galaxy S8 do të vijë edhe në një variant me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë ruajtëse. 

Spekulimet e muajit pasues dolën për të na treguar se ky variant do të jetë i gatshëëm vetëm në tregun kinez dhe atë të Koresë jugore.

Tani, një thashethem i ri sugjeron se modeli me 6GB RAM i Galaxy S8 do të jetë i gatshëm vetëm në Kinë dhe në asnjë treg tjetër.

Spekulimi i ri erdhi në formën e një postimi në Weibo nga Kevin Wong, i cili është drejtori për hulumtime në HIS për Kinë. Postimi bën të ditur se modeli ndërkombëtar i pajisjes do të ketë vetëm opsionin e RAM memories prej 4GB.

Asnjë nga këto lajme nuk është konfirmuar nga Samsung kështu që, duhet të presim deri më 29 mars, kur gjiganti teknologjik do të zbulojë telefonin.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)