Apple iPhone 6 me 32 GB, modeli i ri që është lansuar pak kohë më parë, është tashmë i gatshëm për shitje në shumë tregje aziatike dhe së shpejti do të vijë edhe në Evropë. Sipas një raporti të fundit, pajisja do të dalë në shitje në Bellorusi prej javës së ardhshme. 

Modeli pritet të kushtoj 522 dollarë dhe ngjyra e vetme me të cilën do të lansohet pritet të jetë Space Gray. Vendet tjera evropiane pritet që të marrin këtë model së shpejti poashtu.

Në Azi, telefoni së fundi ka dalur në shitje në Malajzi për 450 dollarë. Pajisja është e gatshme për blerje edhe në Indi, Kinë dhe Tajvan.

Për tregun tonë, IPKO është operatori zyrtar që e ofron iPhone 6 dhe modelet më të reja të iPhone me marrëveshje direkte me Apple.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)