Galaxy S8 do të mbajë kamerën me 12MP mirëpo do të jetë i ngjashëm me Sony Xperia XZ Premium për xhirimin e videove të ngadalësuara – telefoni do të xhirojë video në 1000 fps. Skaneri i bebëzës së syrit poashtu do të përmirësohet me 3.7MP për njohje më të mirë të syrit, bëjnë të ditura burimet.

Ka shumë spekulime dhe informata të rrjedhura mbi Galaxy S8, mirëpo kjo duket më interesante. Kamera thuhet se do të mbajë rezolucionin prej 12MP, por kompania ka shtuar DRAM për të përmirësuar imazhin për sekond.

Galaxy S8 do të ketë edhe kamerën frontale me 8MP krahas 3.7 MP me sensorin RGB që do të përdoret për skanim më të mirë të syrit.

Telefoni do të shfaqet brenda dy javëve në Nju Jork.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)