Pjesë për pjesë, misteri i Galaxy S8 po bëhet gjithnjë e më i ditur. Tani, kemi disa foto të reja ku tregohen dy bateritë e modeleve të reja të telefonit. 

 

Esenca e kësaj është se siç edhe ishte spekuluar, Galaxy S8 me 5.8 inç do të ketë bateri prej 3,000 mAh, ndërsa S8+ me 6.2 inç sjell baterinë e kapacitetit prej 3,500 mAh.

Për krahasim, Galaxy S7 ka 3,000 mAh ndërsa S7 edge posedon baterinë prej 3,600 mAh. Megjithatë, S8 do të fuqizohen nga çipat e rinjë prej 10nm që do të thotë se do të kenë jetëgjatësi të mirë të baterisë, pavarsisht disproporcionit mes kapacitetit të baterisë dhe diagonaleve të ekraneve.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)