Celulari iPhone 6S i Apple ishte celulari më i shitur në botë vitin e kaluar, duke mposhtur kështu rivalët si modelet S7 të Samsung, thuhet sipas një hulumtimi të ri. 

Gjigandi teknologjik i SHBA-së paketoi rreth 60 milionë copë iPhone 6S në vitin 2016, treguan të dhënat nga IHS Markit.

iPhone 7 ishte celulari i dytë më i shitur me 50 milionë njësi, përderisa iPhone 7 Plus ishte i treti me 25 milionë.

Modeli i Samsung, Galaxy S7 Edge ishte celulari i pestë më i shitur në botë, me rreth 25 milionë copë të paketuara gjatë vitit 2016.

Burimi: Lajmi.net

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)