LG ka prezantuar telefonin e tyre të ri, LG G6, para disa javëve tashmë. Konsumatorët e interesuar të blejnë pajisjen në Britani të Madhe tani kanë një datë të lansimit në këtë treg. 

Clove, një shitës lokal britanez, e ka listuar LG G6 në ueb faqen e tyre nën çmimin 649 funta dhe njësitë pritet të arrijnë në dyqan më 28 prill.

Në anën tjetër, Carphone Warehouse e ka një faqe ku është i regjistruar produkti, mirëpo ende nuk dihet se kur do të jetë i gatshëm për shitje.

G6 vjen me ekran 5.7 inç të rezolucioneve prej 1440×2880 pikselë. Procesori që fuqizon pajisjen është Snapdragon 821, RAM memoria ka kapacitet prej 4GB ndërsa hapësira ruajtëse vjen me mundësitë e zgjedhjes mes 32GB ose 64GB.

Hapësira mund të zgjerohet përmes kartelës microSD përderisa bateria ka kapacitet prej 3,300 mAh. Sistemi me të cilin operon telefoni është Android 7.0 Nougat. 

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)