Dihet se Samsung ka eksperimentuar me prototipe të ndryshme në mënyrë që të prodhojë Galaxy S8 dhe Galaxy S8+. Me siguri se aty kanë qenë të përfshira të mira të ndryshme si në dizajn e poashtu edhe ne specifika. Natyrisht që Samsung të vjen me produktin final është dashur të bëj kompromise të ndryshme.

Duke gjykuar nga hapja e këtij telefoni nga Youtube-ri JerryRigEverything, Samsung ka hequr një tipar që shumicës do i pëlqente. Duke e hapur telefonin u zbulua se kamera përpara ka harduerin për Stabilizimin Optik të Fotografisë (Optical Image Stabilization hardware).

Ende nuk dihet nëse këtë gjë e ka bërë me qëllim Samsung apo është thjesht rastësi që hardueri i zgjedhur ka mundësi të SOF (OIS - Optical Image Stabilization). Por është e cuditshme që një pjesë që nën vete ka SOF dhe nuk është përmendur në specifikat zyrtare.

Gjithashtu ende nuk dihet nëse Samsung planifikon t'a aktivizoj këtë tipar me një software update.

Burimi: Phonearena.com

 

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)