Pas Koresë jugore, Samsung ka zgjidhjen e problemit të nuancës së kuqe në Galaxy S8 edhe në shtetet evropiane. Me peshë prej 426MB, përditësimi për njësitë e Galaxy S8 ka ardhur në Britani dhe për njësitë e S8+ në Gjermani. 

Turqia poashtu do të pajisjet me përditësimin e ri, pasi që S8 dhe S8+ janë duke u pajisur me të.

Rregullimi vjen në formën e një opsioni për balansimin e ngjyrave dhe gjendet në sektorin për ekran në settings.

Ky opsion ju mundëson të rregulloni balancin e ngjyrave, në atë mënyrë si ju përshtatet juve.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)