Nëse një rrjedhje e kohëve të fundit me origjinë nga Korea e Jugut është diçka për t’u besuar, duket se variantja e rinovuar e Galaxy Note 7, e cila është quajtur Galaxy Note FE, do të mbajë një çmim prej 699.600 won (623 $) pas lansimit në rajon në të ardhmen jo shumë të largët. 

Ndërsa Galaxy Note FE është përfolur të ketë dizajnin e njëjtë si Galaxy Note 7, një imazh që u shfaq në internet në fillim të kësaj jave aktualisht tregon drejt një ndryshimi: modeli më i fundit ka një “R ” në anën e pasme për të treguar se është një njësi e rinovuar.

Siç mund ta prisni, Galaxy Note FE gjithashtu do të shfaqë brendësi pothuajse identike me origjinalin Galaxy Note 7, që do të thotë se do të ketë të njëjtën ekran me 5.7 inç, Exynos 8890 CPU, 4GB RAM dhe 12MP kamerë të pasme. Megjithatë, pritet të paketojë një bateri pak më të vogël prej 3,200 mAh.

Besohet se nga tre-katër milionë njësi Galaxy Note 7, vetëm 300,000 do të dalin në shitje në Korenë e Jugut.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)