Raportet më të reja flasin se Note8 do të prezantohet kah fundi i gushtit, transmeton KosovaPress.

Informacioni vjen nga The Korea Herald. Disa modele të mëhershme Galaxy Note po ashtu janë prezantuar gjatë gushtit: Note5 ka arritur më 13 gusht 2015, ndërsa në shitje doli më 21 gusht, derisa Note7 u prezantua me 2 gusht të vitit të kaluar.

Galaxy Note8 do të ketë ekran 6.3 inç, pa korniza rreth ekranit, kamerë të dyfishtë 12MP dhe 13MP. Nën xham nga ana e përparme ndodhet sensori për skanimin e gishtërinjve.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)