Ne baze te informatave te permbledhura nga digitalspoiler.com ne lidhje me perdoruesit e telefonise mobile dhe te dhenat e autoritetit te rregullatorit mund ti themi gjerat ne vijim...

Numri i përdoruesve të telefonis mobile në Kosovë ka arritur 1.77 milion në fund të qerekut të pare të vitit 2017, një rritje me 1.2% nga viti i kaluar por në zbritje me 11.69% nga qereku i kaluar. Vala ishte lideri i tregut me 53.08% (57.24% në Qerekun e pare të 2016), e ndjekur nga Ipko me 40.64% (37.64%), Z Mobile me 5.30% (4.38%) dhe D3 Mobile me 0.98% (0.82%) Numri i linjave te telefonis fikse ishte 334.452 ne fund të Marsit, me 50.952 përdorues kur Telekomi i Kosovës kishte 80.44% të marketit (80.45% në Qerekun e pare të 2016), i ndjekur nga Ipko me 17.27% (17.79%) dhe Kujtesanet me 2.29% (1.76%).

Burimi: Digitalspoile.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)