Në ditën e sotme para dhjetë vjetësh në shitoret në gjithë SHBA-të është paraqitur iPhone i parë. Nga perspektiva e sotme kjo pajisje nuk ishte edhe aq e veçantë. Nuk kishte lidhje 3G, e cila atëherë ishte standarde në shumicën e botës, bateria mezi qëndronte 24 orë dhe kishte kamerë prej vetëm 2MP. 

Pajisja kushtonte 500 dollarë dhe përveç kësaj ishte e nevojshme kontrata e obliguar dyvjeçare me njërin nga operatorët e telefonisë mobile amerikane.

Që nga fillimi pajisja kishte ekran me ngjyra, të ndjeshëm në prekje dhe interfejs bazik, i cili sot është në përdorim. Ai dukej krejt ndryshe nga gjithçka tjetër që ekzistonte atë kohë në treg dhe për këtë arsye u shit në një milion njësi për vetëm dy muaj.

Por, para kompanisë Apple pasuan muaj tepër të zënë, duke pasur parasysh se u vendos që modeli prej 4GB të hidhet në tërësi pas vetëm tre muajve pas lansimit, derisa çmimi i versionit prej 8GB u lirua për 200 dollarë.

iPhone i parë nuk kishte shumë opsione krahasuar me modelet e mëvonshme. Ai nuk kishte asgjë të ngjashme me aplikacionet App Store.

Apple deshi të bindë përdoruesit dhe programuesit se para tyre është ardhmëria e “webapp”, faqeve përmes të cilave mund të qaset direkt nga ekrani. Po ashtu, mungesë e madhe ishte pamundësia e kopjimit të tekstit dhe ky opsion nuk ka ekzistuar deri tek iOS 3 më 2009, edhe pse të gjitha pajisjet e atëhershme të konkurrencës kishin pasur mundësinë e tillë për copy/paste.

Megjithatë, iPhone ishte telefon revolucionar edhe për arsye tjera: ka punuar ashtu sikurse ishte thënë se do të punojë dhe atë në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë. Derisa telefonat tjerë kishin tastierë fizike, interfejsi i Apple ishte gjithnjë e më i thjeshtë.

Përmes iPhone 3G njerëzit morën edhe internetin 3G dhe GPS, pa të cilët ne sot nuk do të mund të imagjinonim jetën moderne. Duke iu falënderuar GPS, u krijua sistemi, i cili i ka mundësuar pajisjes që të tregojë lokacionin e përdoruesit, gjë e cila ka hapur shumë dyer për aplikacione të shumta në të ardhmen, duke filluar prej Uber deri te Pokemon Go.

Ndërsa, modeli iPhone 4 kishte përparësitë e veta. Kishte FaceTime për video-thirrje, por edhe kamerë nga ana e përparme dhe atë tri vjet para se të popullarizohen selfi. Të tjerat janë histori- prej skanerit për gishtërinj e deri tek Apple Pay.  Nuk e dimë se çfarë do të sjellë iPhone i ri, i cili pritet të vijë në vjeshtë, por është e mundshme të lë nën hije të gjithë pararendësit e tij.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)