Telefonat e mençur të kompanisë jugkoreane, S8 dhe S8 +, dolën më parë këtë vit në treg dhe të njëjtit shfaqen me ekranet prej 5.8 dhe 6.2”.

Të dy modelet premium të telefonave të Samsung vijnë pothuajse pa korniza fare, meqë Samsung ka arritur që ta maksimizojë raportin e ekranit me trupin e pajisjes, duke shtirë sasinë më të madhe të mundshme të ekranit në një trup jashtëzakonisht kompakt.

Por tani Samsung thuhet se e ka edhe një plan tjetër ambicioz, me lansimin e S8 ‘Mini’. Varianti më i vogël i telefonit pohohet se në të vërtetë mund të jetë më tërheqës për shumë konsumatorë sesa versionet origjinale të telefonave premium, pavarësisht se opsioni Mini do të jetë pak më pak i fuqishëm sesa S8 dhe S8 +.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)