E dini cili është telefoni më i shtrenjt në botë ? 

Është një Apple iPhone 6, por jo një iPhone 6 sikur gjitha tjerat. I quajtur Falcon SuperNova iPhone 6, ky model i punuar nga kompania Falcon ka mbi të një kapak prej hiq më pak se 18 karat ari e cila shkëlqen por jo aq shumë sa dhe diamanti prapa telefonit. Falcon vendosi diamantin ngjyre pink dhe gati vetëm ky diamant është arsyja e çmimit super të lart.

Cili është çmimi ?

Hiq më pak se 95.5 Milion Dollar. Nëse ky çmim ju duket i "lart" mos u shqetësoni, Falcon ka prodhuar edhe një verzion më të lirë me kapak ngjyre platinium dhe me një diamant ngjyrë të kaltër dhe ky model kushton 48.5 Milion Dollar.

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)