Sipas burimeve te Telefoniyt.com , versioni i ri i iOS për iPhone dhe iPad do të sjellin shumë funksionalitete të reja të tilla si dark mode , veprime të reja , ndryshimë vizuale për popupin e volumit dhe shumë më tepër.

Ju do të keni mundësi që të që ta aktivizoni këtë opsion në Settings. Aplikacionet të cilat e suportojnë dark mode , to të kthehen automatikisht në këtë mode sapo ju ti hapni .

Pra le te shpresojmë që partitë e treta të zhvilluesve ta suportojnë këtë opsion.

Pasi do të shkonte dëm ky opsion nëse Facebook, Instagram , Gmail dhe Amazon vazhdojnë që të mos e suportojnë këtë opsion.

Sipas TechSot.al ndryshim tjetër do të jetë që do të keni mundësi që të hapni shumë dritare njëkohësisht në të njëjtin aplikacion në iPad.

Pra mund të keni të hapur dy tabela Safari ngjitur me njëra tjetren dhe do të keni mundësi që po ashtu si ne desktop ju ti levizni këto dritare .

Shumë ndryshime të tjera në iOS 13 ngjajnë si rregullime te vogla të cilat prezupozohen që ta bëjn përvojën e Apple më pak frustruese.

Ju do të keni mundësi që në vend se të shkundni pajisjen tuaj për të kthyer nje veprim , mjafton që të bëni swipe ne tastjerën virtuale për të bërë undo ose redo një insertimi teksti.