Të gjithë i kanë parë: miqtë duke postuar foto të tyre sot dhe kur të jenë plakur. Aplikacioni Viral FaceApp u ka dhënë njerëzve fuqinë për të ndryshuar shprehitë e tyre të fytyrës, pamjen e madje edhe moshën.

Por në të njëjtën kohë njerëzit i kanë dhënë fuqinë FaceApp për të përdorur fytyrat e tyre, përfshirë edhe emrat, për çdolloj synimit që mund të ketë.

Në fakt menduam se kemi nxjerrë mësim nga Cambridge Analytica. Mese 100 milionë njerëz kanë shkarkuar aplikacionin nga Google Play. FaceApp renditet aplikacioni i parë në iOS në 121 vende të botës sipas App Annie.

Edhe pse në përshkrimin e termave të shërbimit njerëzit ende kanë “nën kontroll” përmbajtjet e tyre, kompania ka një licencë për përdorim falas të çdo përmbajtjeje që ngarkohet si të dojë dhe kur të dojë. 

Pavarësisht se kompania është Ruse, serverët e saj janë në Amazon që do të thotë se përmbajtjet ruhen në Amerikë, por kjo nuk ja heq fuqinë për të bërë çfarë të dojë me fotot tuaja.

Nga ana tjetër nuk është e thënë se kompania Ruse Wireless Lab do ti japë fytyrën tuaj inteligjencës Ruse FSB, por ka pasoja të tjera si mund të përfundoni në ndonjë billboard në Moskë apo fytyra juaj të përdoret për të trajnuar një algoritëm.

Nëse ka rëndësi apo jo për ju kjo gjë, mbetet në dorën tuaj. Por ajo që kemi mësuar në vitet e fundit rreth aplikacioneve virale është se të dhënat tona nuk janë përdorur ashtu siç kemi menduar.

apo të ngarkoni diçka, ju e keni humbur kontrollin mbi të. Për këtë arsye Apple bën pjesën më të madhe të proceseve AI në telefon pa larguar përmbajtjen. Sot jo medoemos aplikacioni do të bëjë diçka të çuditshme që tu bëjë më të kujdesëm në atë çfarë ngarkoni.