Fabrika në Gumi, u mbyll gjatë fundjavës se kaluar pasi një prej punonjësve të saj u konfirmua se ishte infektuar më koronavirus, shkruan Indeksoline. Që nga ajo kohë Samsung ka aplikuar procedurat e dezinfektimit në të gjithë fabrikën. "Që nga ora 13:00 pasdite  dite e Hëne (Koha e Koresë), Kompleksi Gumi ka filluar punën e saj, dhe ne nuk presim ndikim në prodhim”, tha Samsung në një prononcim për ZDNet. Në fillim të këtij muaji, Samsung ka këshilluar punonjësit të vënë maska ​​dhe të shmangin tubimet e mëdha.

Që nga e hëna, Koreja e Jugut ka 763 raste të konfirmuara të virusit, dhe 7 viktima, duke e bërë atë grupin më të madh të rasteve të koronavirusit jashtë Kinës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies