Këtë herë, megjithatë, Apple prodhoi një numër të telefonave më të shitur për këtë vit, sipas Counterpoint Research – megjithëse merr vendin e parë vetëm në disa rajone. Në nivel global, iPhone XR ishte telefoni më i shitur në vitin 2019, duke rrëmbyer 3% të shitjeve të smartphone. Në vendin e dytë ishte iPhone 11, i cili rrëmbeu 2.1% të shitjeve. Kjo në vetvete është mjaft mbresëlënëse, veçanërisht pasi telefoni u lansua vetëm në shtator, dhe kështu kishte vetëm rreth katër muaj shitje në vitin 2019.

Apple arriti të rrëmbej edhe disa pozita të tjera në listën e 10 më të mirëve. iPhone 8, në vendin e gjashtë, morri 1.2% të shitjeve, ndërsa iPhone 11 Pro Max, iPhone 7 dhe iPhone XS Max hynë përkatësisht në vendin e tetë, të nëntë dhe të dhjetë. Sigurisht, Apple nuk ishte prodhuesi i vetëm i smartphone në listë.

Samsung tregoi poashtu sukses, me Samsung Galaxy A50 që erdhi në vendin e tretë me 1.8%, dhe Galaxy A10 vjen në vendin e katërt me 1.7%.  Një rënie e dukshme nga lista e top 10 erdhi për Huawei, i cili është prodhuesi i dytë më i madh i telefonave në botë.

Kjo ka të ngjarë të ketë të bëjë me faktin se kompania ka përqendruar përpjekjet e saj në Kinë pas ndalimit të tregtisë amerikane, e cila rezultoi që kompania të hiqte dorë nga aplikacionet dhe shërbimet Google.