Shumica prej nesh do të ishim me siguri të ngazëllyer për të marrë në duart tona telefonin më të ri nga Apple, i cili ka vendosur të vijë me katër modele të ndryshme: iPhone 12, iPhone 12 Max, iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max, transmeton Telegrafi. 

Zakonisht Apple i lançon produktet e saj në shtator, por për shkak të një vonesë të shkaktuar nga kriza globale e coronavirusit, pasi zinxhirët e furnizimit janë ndërprerë në të gjithë industrinë e teknologjisë, tashmë është njoftuar se do të ketë vonesa në prezantimin e iPhone 12.

Tashmë lajmet që po qarkullojnë në internet tregojnë se iPhone 12 dhe 3 modele tjera do të prezantohen në nëntor. Por coronavirusi nuk ka ndikuar vetëm te Apple. Kjo pandemi ka ndikuar edhe te shumë kompani tjera në prodhimin e tyre. Kompani të tilla si Microsoft dhe Nintendo kanë raportuar vështirësi, duke pezulluar prodhimin e tabletit Surface, përkatësisht Nintendo Switch.

Celularët e rinj të Apple janë vendosur të lejojnë rrjetin 5G. Po ashtu edhe më herët është njoftuar se iPhone do të jetë një smartphone i lirë.