Në forume në internet, disa përdorues të iPhone ankohen se pasi zhbllokuan telefonat e tyre, një vijë e gjelbër dhe e çuditshme iu shfaqej atyre në ekran për disa sekonda, transmeton Telegrafi.Duke iu referuar shkrimeve në Reddit dhe në forumin MacRumors, ky problem në ekranet e iPhone, ka irrituar mjaft shumë përdoruesit e Apple.

Kryesisht modelet iPhone 11 ishin më të prekurit.

Por ajo ishte shfaqur edhe në ekranet e iPhone X dhe XS. Një përdorues tjetër ka raportuar që iOS 13.5.5, i cili aktualisht është në beta, bën që hijet e gjelbra të zhduken. Pra, mendohet se është një problem me softuer.

Deri më tani, Apple nuk ka dashur të komentojë problemin.