Apple do të ofrojë iPhone-et e tij të ardhshëm me një mbushës të shpejtë USB 20W, transmeton Telegrafi. Të paktën kjo është rezultat i një rrjedhje të raportuar nga 9to5mac. Në bazë të lajmeve që kanë qarkulluar, duket se Apple mund të ketë mbushësin më të shpejtë të prodhuar deri më tani.

Apple aktualisht përfshin një mbushës USB-C 18W me modele iPhone 11 Pro, ndërsa iPhone 11 ka akoma një mbushës më të ngadaltë 5W transmeton telegrafi.

iPhone 12 pritet të dalë në treg me siguri në tetor dhe mendohet të ketë një model 5.4 inç, dy modele 6.1 inç Pro dhe Max, dhe 6.7 inç model Pro Max.