Por, 2020 nuk është një vit normal, dhe ngjarja e shtatorit e Apple u përdor për të zbuluar Apple Watch Series 6, iPad të ri dhe iPad Air të ri, shkruan Business Insider.

Kur do të dalë iPhone i ri?

iPhone 2020 – i njohur në thashetheme si iPhone “12” – do të dalë në treg “disa javë më vonë” se zakonisht, sipas vetë Apple. Vonesa vjen mes vonesave të zinxhirit të furnizimit për shkak të pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.

“Disa javë më vonë” mund të nënkuptojë tetorin, pasi Apple zhvillonte herë pas here ngjarje gjatë atij muaji për lançimet e Mac dhe iPad. Saktësisht se cila ditë në tetor është ende e panjohur, pasi Apple nuk ka lëshuar ftesa ose njoftuar një ngjarje tetori ende.

Dhe iPhonet e rinj zakonisht dalin në shitje disa ditë ose javë pas prezantimit të tyre zyrtarisht. Seria iPhone 11 u njoftua më 10 shtator 2019, porositjet filluan më 13 shtator dhe nuk doli tërësisht në treg deri më 20 shtator.

Ne do t’ju mbajmë të informuar për datën e lançimit të iPhoneve të rinj.