Në Kongresin Mobil Botëror ZTE tregoi një teknologji të re, atë të sistemit të njohjes së fytyrës 3D nën ekran. Kompania e cila ishte prodhuesi i parë i një smartfoni me kamër selfie nën ekran ka gjetur një mënyrë për të kaluar të dhënat përmes ekranit dhe bërë sistemin e njohjes së fytyrës së funksionojë.

ZTE ka rritur dendistetin e pikselëve të projektorit i cili krijon një hartë 3D me 10 herë për të kompensuar humbjen e dritës gjatë kalimit përmes ekranit. Paneli nëpër të cilin kalon drita e projektorit ka frekuencë rifreskimi 120Hz.

Për këtë teknologji ZTE ka punuar me kompaninë Kineze Guangjian Technology. Kompania pretendon se sistemi është aq i sigurtë sa të përdoret për verifikim pagesash. Gjithashtu ka modelim 3D, selfie të realitetit të shtuar dhe funksione të tjera.

Së fundi për ta bërë pjesën e ekranit ku kalon drita dhe kamera selfie më konsistent me pjesë tjetër që të mos dallohet, ZTE ka rritur densitetin e pikselëve nga 200ppi në 400ppi.

Kompania nuk tha se kur teknologjia do të vihet në përdorim por ka spekulime se mund të jetë Axon 30 Pro që do ta sjellë në duart e konsumatorëve. /PCWorld Albanian