Telefoni u lansua zyrtarisht në mars dhe kohët e fundit doli edhe në shitje në tregun kinez. Kompania kineze njoftoi se telefoni do të jetë në dispozicion për konsumatorët e saj në Evropë nga data 25 qershor, me një çmim prej 1399 eurove.

Me këtë çmim, ju merrni një telefon me kamerat mbase më të mirat në treg dhe opsionin e vetëm me zmadhim të vërtetë optik me 10x.

Huawei P40 leaks include a new P40 Pro Plus 5G - SlashGear

Porositë për Huawei P40 Pro + tashmë kanë filluar, mirëpo mbetet të shihet se sa sukses do të ketë ky model në Evropë, kur dihet se për çmimin e ofruar konkurrentët e saj në treg janë shumë të fuqishëm.