Apple njoftoi gjithsej katër iPhone të rinj, dhe ndërsa ata i kemi parë tashmë, një detaj i vogël që kurrë më parë nuk e kemi parë në një iPhone na tërhoqi vëmendjen, transmeton Telegrafi.

Pikërisht atje, në të djathtë të secilit iPhone 12 të ri, poshtë butonit, ekziston një pjesë e vogël që duket si një vend për kartelë SIM, por nuk është.

Ngjyra e tij është mjaft në kontrast me pjesën tjetër të kornizës metalike të telefonit. Pra, kjo shtron pyetjen, çfarë është ajo gjë atje?

Në fillim, ne ishim pak të hutuar, sepse duket shumë si gjëja e vogël ku vendoset lapsi, sikurse në iPad Pro. Sidoqoftë, meqenëse Apple nuk përmendi asgjë në lidhje me mbështetjen e lapsit në iPhone 12, ne kuptuam që nuk bën për një shpjegim të mirë.

Teoria kryesore ishte se ajo ka të bëjë me antenën 5G. Mos harroni se seritë iPhone 12 janë iPhone-t e para me mbështetje 5G. Por nuk është e sigurt se ai vend shërben për atë qëllim.

Kjo teori u forcua ndërsa zbuluam se fotografitë e iPhone 12 të kapura në dyqanet e Apple jashtë Shteteve të Bashkuara u mungonte ai detaje. Dhe, siç doli që versionet e telefonit për tregjet jo-amerikane nuk do të mbështesin bandat mmWave 5G.