Kompania po zhvillon një ngjarje për media dhe do të zbulojë dy modele, Black Shark 4 dhe Black Shark 4 Pro.

Modeli Pro me sa duket do të shfaqë një ekran me diagonalen prej 6.67 inç, ndërsa supozohet se së paku do të vijë me një rezolucion FHD, e poashtu edhe procesorin Snapdragon 888 dhe 8 GB RAM.

Me sa duket do të ketë tre kamera të pasme dhe një bateri me 4500 mAh. Këto janë specifikat e vetme të përfolura që kemi në lidhje me pajisjen premium të BlackShark deri më tani.