Katër iPhone priten vitin e ardhshëm, dhe Apple me sa duket do të lërë jashtë modelin Mini nga seria iPhone 14 dhe do ta zëvendësojë atë me një model më të madh “aktualisht” të quajtur iPhone 14 Max.

Ajo pajisje duhet të ketë të njëjtin ekran 6.7 inç si modeli Pro Max, por të njëjtat specifikime si iPhone 14 6.1 inç.

Dy pajisjet e mbetura “në mes” do të ishin modeli bazë iPhone 14 me një ekran 6.1 inç dhe modeli Pro me të njëjtën madhësi të ekranit.

Arsyeja kryesore për këto ndryshime, pra mosveprimi i modelit Mini, janë shitjet e dobëta të iPhone 12 Mini.

Analizat kanë treguar se iPhone 12 Pro Max ishte më i mirë se modelet e tjera për sa i përket shitjeve, dhe ekrani më i madh ndihmoi. /Telegrafi/