iPhone 13 Pro i kushton Apple 20 dollarë më shumë për tu prodhuar sesa modeli i vitit të kaluar iPhone 12 Pro pavarësisht marxhinës më të ulët të fitimit për kompaninë.

iPhone 13 Pro fillon nga 999 dollarë, por aq sa modeli bazë i linjës Pro të vitit të kaluar.

Konkretisht iPhone 13 Pro kushton 570 dollarë për tu prodhuar krahasuar me 548 dollarë të iPhone 12 Pro vitin e kaluar. Kjo për arsye të procesorit të ri A15 Bionic, ekraneve ProMotion me frekuencë të lartë dhe baterisë më të madhe.

Krahasuar me Galaxy S21+ të dy smartfonët kanë kosto më të lartë prodhimit. Rritja e kostos së prodhimit në iPhone 13 Pro këtë vit nuk është aq e justifikuar sa e iPhone 12 Pro të vitit të kaluar. Kjo sepse iPhone 12 Pro solli teknologjinë 5G, çipin 5-nanometër dhe skajet e rrafshëta.

Ndryshimet në fjalë bënë që iPhone 12 të kushtojë 21% më shumë sesa iPhone 11. Disa raportime thonë se rritja e kostos së prodhimit të iPhone 13 Pro ka të bëjë me krizën e çipeve. /PCWorld Albanian