Një telefon i ri Samsung Galaxy ishte gjithmonë pjesë e Mobile World Congress në Barcelonë gjatë viteve të fundit, mirëpo pas dështimit të Galaxy Note 7, kompania ka vendosur ta shtyejë prodhimin dhe zbulimin e telefonit të tyre të ri.

Mirëpo pas ngjarjes së Samsung në MWC që u mbajtë të dielen mbrëma, tani e dijmë datën e saktë të zbulimit të Galaxy S8, dhe është 29 marsi.

Ngjarja e shfaqjes së telefonit, Galaxy Unpacked, do të jetë drejtpërdrejt në ueb faqen e Samsung Galaxy.

Në MWC, Samsung prezantoi Galaxy Tab S3, një tablet Android me ekran 10.6 inç, Windows 10 dhe lapsin digjital S Pen.

Pas përfundimit të ngjarjes, zyrtarët e Samsung prezantuan Galaxy Unpacked në një video të shkurtër, duke konfirmuar 29 marsin si datën e zbulimit të telefonit të ri.

Nga kjo video mund të nënkuptohet se Galaxy S8 do të ketë ekran të lakuar anash, pa korniza dhe pa pullë fizike në pjesën frontale.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)