Në fillim të javës Samsung publikoi axhendën e përditësimeve të Android 10 për vende të ndryshme. Sipas axhendës Galaxy S10 dhe Note 10 do të kalonin në Android në Janar të 2020.

Por çuditërisht sajti SamMobile raportoi se Samsung ka nisur përditësimin Android 10 bazuar në One UI 2.0 për seritë Galaxy S10.

Përditësimi tashmë po ofrohet në Gjermani dhe vetëm për ata që kanë qenë pjesë e versioneve beta One UI 2.0. përditësimi i ri është 140MB

 

Nëse keni instaluar versionet beta të Galaxy S10, S10+ dhe S10e, atëherë duhet të kontrolloni për përditësimin manualisht në Settings > Software update.

Vetëm nëse përditësimi është dërguar aksidentalisht, presim që së shpejti të bëhet i disponueshëm në SHBA, Francë, Indi, Poloni, Korenë e Jugut, Spanjë dhe Britani. Mbetet për tu parë nëse Samsung do të dërgojë përditësimin edhe për ata që s’kanë qenë pjesë e versioneve beta.