Artikull

Samsung Galaxy A14 5G kalon përmes Komisionit Federal të Komunikimeve – konfirmohet kapaciteti i baterisë

- 12/6/2022
Samsung Galaxy A14 5G është duke dalë në treg, siç është konfirmuar nga disa rrjedhje të fundit.

Tani, telefoni i pa prezantuar ende nga kompania, ka kaluar nëpër testet e Komisionit Federal të Komunikimeve, duke konfirmuar edhe kapacitetin e baterisë gjatë këtij procesi.

A14 5G, siç është sugjeruar nga thashethemet, do të ketë bateri me kapacitet prej 5,000mAhm, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

Falë fotove të rrjedhura, ne veçse e dimë se Galaxy A14 5G do të duket shumë i ngjashëm me telefonin paraardhës të tij, me një vrimë në formë të pikës së ujit në ekran, konfigurim të trefishtë të kamerave në pjesën e pasme, dhe butonin me kombinim për fikje/lexim gishti, i cili do të jetë i montuar anash.
 

Fotot e rrjedhura të Samsung Galaxy A14 5G

Sipas thashethemeve, Galaxy A14 5G do të ketë një panel LCD HD+ me madhësi 6.8 inç, dhe fuqinë do ta marrë nga çipi i pa prezantuar Samsung Exynos. Thuhet se kamera e saj kryesore do të ketë 50MP, ndërsa kamera selfie do të ketë 13MP.

Nuk kemi ende ndonjë informacion mbi çmimin ose disponueshmërinë, përveç sugjerimeve se pajisja do të ketë “çmim të shtrenjtë”. /Telegrafi/

 
 
 

LEXO GJITHASHTU

Modelet e iPhone 15 kanë një veçori të re për të parandaluar rreptësisht mbushjen e telefonit përtej 80 për qind

- 9/21/2023
Të gjitha modelet e iPhone 15-shit kanë një veçori të re në sistem për shëndetin e baterisë që parandalon karikimin e pajisjeve përtej 80 për qind në çdo kohë nëse e aktivizoni veçorinë, raportojnë mediet e huaja.