Galaxy M04 i shfaqur shkurtazi nga Amazon para disa ditësh është prezantuar zyrtarisht nga Samsung. Fuqinë e merr nga çipi Helio P35 SoC, dhe vjen me dy opsione të hapësirës së përgjithshme – 64GB dhe 128GB.

Telefoni i mençur ka 4GB RAM memorie, e cila në mënyrë virtuale mund të zgjerohet deri në 8GB me veçorinë RAM Plus.

Samsung Galaxy M04 përmban një ekran LCD HD+ me madhësi 6.5 inç, ndërsa sistemi i saj operativ është Android 12. Samsung për M04 ka premtuar përditësime sigurie për 4 vite, dhe “2 përmirësime të sistemit operativ”, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

 

Telefoni Galaxy M04 vjen me tre kamera – një kamerë selfie me 5MP në pjesën e përparme dhe dy kamera në pjesën mbrapa që përbëhet nga kamera primare prej 13MP dhe kamerë dytësore prej 2MP.

Pajisja e fuqizuar nga çipi Helio P35, ka një kamerë me kapacitet 5,000mAh dhe mbështet karikimin me 15W. Njoftimi për media i Samsung thotë se Galaxy M04 vjen i paketuar bashkë me karikuesin, por nuk përmend se cila është koha e mbushjes nga 0 deri në 100 për qind.

M04 ofrohet me ngjyrat Sea Glass Green dhe Shadow Blue. Çmimi i modelit 4GB RAM dhe hapësirë prej 128GB fillon nga 100 euro, ndërsa varianti 6GB RAM memorie dhe 128GB hapësirë të përgjithshme fillon nga 110 euro. /Telegrafi/

Samsung Galaxy M04 unveiled: Helio P35 SoC and 5,000 mAh battery