Në një cicërim të fundit, Ice Universe sugjeron se seria e Samsung Galaxy S23 do të sjellë mbështetje për regjistrimet e videos me rezolucion 8K@30FPS.

Në fakt, veçse ka shumë telefona të mençur me regjistrim prej 30fps në rezolucion 4320p, por që kjo do të jetë hera e parë që një telefon Samsung do ta ketë një mbështetje të tillë, raporton GSM Arena, transmeton Telegrafi.

GSM Arena shkruan se shpreson që Samsung do të jetë më bujar me ofrimin e hapësirave të përgjithshme, pasi që videot 8K marrin shumë hapësirë.

Ndryshimi midis 30fps dhe 24fps mund të mos duket shumë, por është padyshim i lehtë për t’u dalluar nga syri i lirë.

Gjithashtu, informatori përmend vetëm “S23” duke nënkuptuar se i gjithë linja do të marrë këtë përmirësim, gjë që e bën atë pak më mbresëlënës duke qenë se versioni i thjeshtë i Galaxy S23 do të jetë një telefon i vogël. /Telegrafi/