HTC ka filluar të promovojë lansimin e një produkti të ri për javën tjetër. Në një postim në Facebook, kompania tajvaneze ka deklaruar se do të sjell një suprizë interesante më 20 mars. 

Megjithatë, kompania nuk ka zbuluar asnjë detaj rreth produktit që do të shfaqet në ëktë ngjarje. Imazhi i bashkangjitur me postimin tregon vetëm se “pranvera po vjen”.

Ndoshta është ende herët për të pritur një telefon të ri kështu që fjala mund të jetë për një variant të ri të një pajisje ekzistuese të kompanisë.

Lansimi i Saphire glass U Ultra mund poashtu të jetë një prej mundësive.

Burimi: Telegrafi.com

Si gjithnjë mos harroni krejt informatat për telefona mund t'i gjeni në portalin tonë, gjithashtu të shpallni dhe shisni telefonin e përdorur, të kërkoni e bleni apo vetëm të krahasoni ose filtroni të gjithë në bazë të nevojës qe keni ;)



Autori: Amar Mujka (Facebook)