Sipas analistit Jeff Pu, iPhone 12 me 5.4 inç në të vërtetë do të fillojë me 749 dollarë (660 euro). Mund të parashikojmë që nëse ai çmim është i duhur, në Evropë ky telefon i mençur do të kushtonte më shumë se aq, transmeton Telegrafi.

Ky çmim megjithatë do të ishte 100 dollarë më shumë sesa thashethemet e mëparshme, dhe 50 dollarë më shumë se çmimi fillestar i iPhone 11.

5G dhe OLED shihen si fajtorë 

Atëherë pse çmimi është më i lartë? Pu pretendon se është për tu fajësuar rrjeti 5G dhe një ekran OLED. Ne kemi parë që 5G rrit çmimet e telefonave të tjerë, kështu që sigurisht që kjo është e mundur edhe te iPhone.