iPhone ofrohet nën një program sigurie që synon të ndihmojë Apple përfundimisht të mbrojë përdoruesit e tij, transmeton Telegrafi. Apple i referohet këtij produkti si një pajisje kërkimore për siguri (SRD), duke sqaruar se ky model vepron kryesisht si një iPhone standard, shkruan SlashGear.

Apple tregon se si dhe kur mund të përdoren këto pajisje – studiuesit e autorizuar të sigurisë nuk mund t’i mbajnë ato si pajisje të tyre të përditshme dhe as t’i përdorin ato për detyra personale.

Vetëm hulumtuesit e autorizuar lejohen të hyjnë në këta iPhone specialë, të cilat kërkohet të qëndrojnë në ambientet e studiuesit ‘në çdo kohë’, thuhet në njoftimin e kompanisë