Telefoni i ardhshëm OnePlus 8T do të vijë me teknologjinë e karikimit të shpejtë 65W dhe standardin e ri të kompanisë Warp Charge 65 konfirmoi OnePlus ditën e sotme. Kompania thotë se përdoruesit do të marrin 1 ditë karikim për vetëm 15 minuta dhe specifikisht thotë se për kaq minuta bateria shkon në 58% ndërsa për karikimin e plotë 100% duhen 39 minuta.
Zakonisht teknologjitë e karikimit më të shpejtë gjenerojnë më shumë nxehtësi por OnePlus thotë se 8T ka një sistem të ri për largimin e nxehtësisë për ta mbajtur të freskët gjatë karikimit.
65W është mëse dyfishi i shpejtësisë që OnePlus ka aplikuar tek telefonët e tjerë këtë vit. OnePlus 8, 8 Pro, Nord kanë të gjithë standardin 30W Warp Charge 30T. Normalisht për të arritur këto shpejtësi duhet të përdorin një karikues që vjen nga OnePlus në kuti.