Kompania e portretizon këtë si një veprim mjedisor për të zvogëluar emetimet e karbonit me një shumë ekuivalente, sikurse të hiqeshin 450,000 vetura nga autostradat gjatë një viti të vetëm.

Ky veprim gjithashtu lejon që Apple të zvogëlojë madhësinë e një kutie iPhone, në mënyrë që 70% më shumë produkt të përshtatet në një paketë, transmeton Telegrafi.

Akoma, ka disa që e shohin këtë si një gjenerues të fitimit për Apple. Gjithmonë do të ketë një numër konsumatorësh që do të blejnë karikuesin më të fundit me energji 20W, edhe nëse e posedojnë karikuesin 18W që erdhi në kuti vitin e kaluar me modelet iPhone 11 Pro.

Dhe mungesa e EarPods në kuti mund të jetë një fitore tjetër për kompaninë. Kjo sepse dikush që blen një telefon të serisë iPhone 12 mund të përfundojë duke blerë EarPods nga Apple ose mund të përfundojë duke mbledhur para për të blerë një palë AirPods ose AirPods Pro.

Tashmë karikuesi 20W kushton 19 dollarë. Kjo është 10 dollarë ose 34% më e ulët se 29 dollarë që Apple kishte kërkuar për karikuesin 18W që tani ka ndërprerë.

EarPods po merr një ulje të ngjashme të çmimeve nga 29 në 19 dollarë.