Disa blerës të hershëm të iPhone 12 Mini, po hasin në probleme të ndryshme, raporton engadget.

Siç është thënë në forume në internet në MacRumors, në forumin e Apple dhe në Reddit, ekrani shpesh nuk përgjigjet në modalitetin kur ekrani është i kyçur, transmeton Telegrafi.

Problemet nganjëherë zhdukeshin posa pajisja të ishte në prizë.

Disa përdorues dyshojnë se problemi mund të vijë nga përçimi ose tokëzimi.