LG Rollable ka një ekran, madhësia e të cilit mund të ndryshohet, kështu që ndryshon nga forma e një telefoni në një tabletë. Me fjalë të tjera, ekrani shtrihet dhe kështu rrit madhësinë e tij, transmeton Telegrafi.

“Ka pasur thashetheme në lidhje me këtë telefon inteligjent dhe menaxhmenti ynë dëshiron t’i konfirmojë ato. Kjo pajisje do të dalë në treg këtë vit”, tha një zëdhënës i LG.

Në teknologjinë e ekranit, LG po punon së bashku me grupin kinez të teknologjisë BOE dhe ende nuk ka detaje se çfarë lloji të ekranit është, si dhe saktësisht se sa i madh do të jetë, raporton Kliks.

LG ka filluar punën në telefonin “Rollable” si pjesë e eksperimenteve të “Explorer Project”.

Produkt i këtyre eksperimenteve është gjithashtu LG Wing, një telefon me një dizajn rrotullues dhe dy ekrane OLED.