Qualcomm tashmë ka një numër klientësh të njohur të renditur në Snapdragon 888 Plus, duke përfshirë telefonin e ardhshëm ROG të ASUS, Honor’s Magic 3, të paktën një pajisje Motorola, si dhe telefonat Vivo dhe Xiaomi.

Por nuk duhet përjashtuar edhe telefonat e ardhshëm nga Samsung që pritet ta marrin këtë çip.

Telefonat e parë që përdorin Snapdragon 888 Plus duhet të dorëzohen diku në tremujorin e tretë të vitit.

Përmirësimet nuk do të bëjnë që të pendoheni për blerjen e ROG Phone 5 (ose ndonjë telefon tjetër të bazuar në Snapdragon 888), por do të sigurojë që telefonat Android në gjysmën e fundit të 2021 të përdorin teknologjinë më të fundit të Qualcomm. /Telegrafi/